• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Samanta publikon ‘Vonë’ në ditën më speciale dhe arsyeja do ju prekë të gjithëve

Samanta Karavella ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj më të re ditën e sotme. Klipi i ri titullohet ‘Vonë’ dhe është një bashkëpunim i saj me Elinel. Edhe këtë herë Samanta shfaqet në formë të shkëlqyer mes dëborës dhe bardhësisë që mundëson dimri. Por kjo këngë nuk është publikuar krejt rastësisht ditën e sotme.

Këngëtarja e njohur ka shpjeguar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se sot është edhe ditëlindja e nipit të saj. “Gëzuar Ditëlindjen Ethan. Vendosa ta publikoj këtë këngë në ditën e lindjes tënde se ti ishe i pari që e këndove me zërin tënd engjëllor! Faleminderit që na e zbukuron çdo ditë. Teja të do pafund”,-shkruan ajo krahas videos së nipit, i cili këndon pak nga kënga e re.

Samanta publikon shumë rrallë momente me familjarët dhe është shumë diskrete për jetën private./revistawho.com