Samanta Karvaella është bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar në një moshë shumë të vogël, por vazhdon ende sot e kësaj dite të ketë sukses të padiskutueshëm. Gjatë karrierës së saj artistike ajo ka pasur edhe shumë bashkëpunime kryesisht me repera. Një prej tyre ka qenë bashkëpunimi me Skivin e ‘Babastars’, ku të dy dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin në skenat e klipit.
Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku foli rreth muzikës dhe jetës së saj private. Kur u pyet nëse e ka ngacmuar ndonjë mashkull gjatë punës si përshembull Skivi, duke qeshur Samanta tha: “Disi”. Gjithashtu këngëtarja ka treguar se nëse është në një marrëdhënie nuk i pëlqen ta ekspozoj partnerin e saj, sepse dëshiron që gjithçka ta shijoj në intimitet. /revistawho.com