• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Samanta Karavella: Gjithmonë kam ndjekur instiktin

Gjatë verës që lamë pas Samanta Karavella ka publikuar bashkëpunimin e saj me Skivin, për këngën e titulluar “SS”, e cila duhet thënë, ishte një nga projektet më të komentuara të sezonit. Tani, këngëtarja rikthehet me një tjetër projekt, një këngë solo. Samanta ka treguar për “Bluetooth” se ndonëse e mendonte të arsyeshme të sillte vetëm një projekt, në vazhdim do të sjellë bashkëpunime të tjera, me emra të suksesshëm të skenës. “Çdo këngë është e bukur në momentin që ti e do dhe i përkushtohesh maksimalisht. Gjithmonë kam ndjekur instinktin. Nëse e kam ndjerë këngën timen e kam promovuar pa frikë. Sigurisht që më pëlqen të konsultohem dhe të marr opinion, është një gjë që e bëj gjithmonë”, ka treguar Samanta.