Në episodin e 20 marsit të “24 orë me..”, producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea ndoqi nga afër një ditë nga jeta e një komandanti të Shqiponjave. Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të marrë një masë për mos vendosjen e rripit të sigurimit nga Ardit Gjebrea, duke e gjobitur atë “live” gjatë emisionit. Tahiri i ka cuar një mesazh në celular moderatorit, pasi kishte ndjekur rubrikën “24 orë me..”.