• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Saimir Kodra surprizohet për ditëlindje, merr dhuratën më të bukur nga Gentian Zenelaj gjatë emisionit

Ditën e sotme moderatori i emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra feston 45-vjetorin e lindjes dhe kolegu i tij, Gentian Zenelaj, vendosi ta surprizonte në mes të emisionit. Në momentin që Saimiri mendonte se do të shfaqej një video e përgatitur për Dua Lipën, në sfond filloi kënga e ditëlindjes dhe një video e vitit të kaluar nga ditëlindja e moderatorit. Më pas Genti së bashku me një tortë dhe një tufë me lule në shkronjën “S”, uroi Saimirin në emër të të gjithë stafit.

Duke qenë se nuk e priste aspak një gjë të tillë, moderatori mbeti i çuditur dhe me shaka tha që kamerat të mos xhironin moshën në tortë. Kujtojmë se Gentain Zenelaj dhe Saimir Kodra drejtojnë emisionin investigativ ‘Stop’ prej 4 sezonesh. /revistawho.com