• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sadije Berisha sqaron publikun për foton dhe deklaron: Burri që dashuroj, shumë më tepër se ç’duket (FOTO)

Krenare për të dashurin e saj, Sadije Berisha publikoi disa ditë më parë një foto të trupit të tij të palestruar, duke ia fshehur fytyrën. Ajo shënoi gjithashtu se burri që ka sot në krah, në vitin 2000 mbante titullin “Mister Suedia” dhe foto e publikuar i takon asaj kohe. Siç edhe pritej, kjo u komentua gjatë në mediat shqiptare. Pati nga ata që akuzuan se Sadija mund të kishte përdorur foton e kujtdo, përderisa i fshehu fytyrën. Pati edhe nga ata që të çuditur pyetën, pse nxjerr vetëm foto të vjetra dhe jo një aktuale… “Pse nuk publikon një foto krah tij sot?”, – ishte një nga komentet… Pas gjithë këtyre komenteve, ka reaguar sërish Sadija duke publikuar tanimë që album me fotot burrit që dashuron dhe duke shkruar: “Kjo sa për sqarim. Se ka shumë mënyra për të reaguar. Pse është në rregull që burrat të ekspozojnë në publik femrën që kanë në krah? Pse jo e kundërta? Një burrë ngjall zili kur femra e tij shfaq për të gjithë pjesë intime apo asete fizike. Kjo nuk është për të bërë garë me askënd! Po kur një grua është krenare për burrin e saj dhe pamjen e tij… Ku është gabimi moral? Kush e tha? Dhe pse? Duam ne t’i mësojmë vajzave tona që është në rregull t’i shohim ato si dekorim? Ky është burri që unë dashuroj, kur ishtë “Mister Suedia 2000″, por ai është shumë më tepër se ç’duket, është një njeri me zemër të madhe dhe një baba model për fëmijët”, – ka sqaruar Sadija.