• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sadije Berisha dedikim të dashurit: Të zgjodha ty, pa dyshim, në çdo rrahje zemre.

Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës duket se tashmë ka nisur një jetë të re, pranë një tjetër dashurie. Sadije Berisha ka lënë pas krahëve martesën e dështuar me djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe ka përqafuar një tjetër romancë. E lumtur, ajo nuk heziton ta ndajë emocionin e saj edhe me miqtë virtualë. Sadija i ka lënë të dashurit të ri, një dedikim shumë domethënës publikisht. “Të zgjodha ty. Dhe do të zgjedh ty, pambarim. Pa u ndalur, pa dyshim, në çdo rrahje zemre. Do të vazhdoj të të zgjedh ty…”, ka shënuar ajo. Ajo që mbetet mister është pikërisht mashkulli fatlum, të cilin Sadija nuk ka vendosur ende ta prezantojë. Besojmë se tani që gjeti dashurinë, Sadija do të shkëputet nga e shkuara me Shkëlzen Berishën dhe komentet për të fejuarën e tij Armina Mevlani, për të shijuar jetën e saj të re.

12348449_1213233578693781_1445702659_n