• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sa kohë ju desh princ George dhe Princeshës Charlotte të takonin kushëririn e tyre, Archie?

Princesha Charlotte dhe Princ George nuk kanë pasur mundësi ta takojnë kushëririn e tyre, Archie, për rreth 2 muaj pas momentit kur ai erdhi në jetë. Ky fakt i surprizoi të gjithë ndjekësit e pallatit ‘Kensington’ duke marrë parasysh se të vegjëlit janë pjesë e familjes mbretërore dhe jetojnë afër njëri-tjetrit. Sipas korrespodentit të mbretërisë, Emily Andrews, fëmijët u prezantuan për herë të parë me Archie në ndeshjen e lojës ‘Polo’ disa ditë më parë.

Megjithatë burimet kanë shtuar se fakti se fëmijët nuk janë takuar më parë nuk do të thotë se prindërit e tyre kanë mosmarrëveshje. Princ William dhe Kate Middleton i vizituan dukën dhe dukeshën e Sussex në shtëpinë e tyre në Frogmore, 8 ditë pas Archie erdhi në jetë.

Ndonëse marrëdhënia e dy vëllezërve ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga publiku, duket se së fundmi ata kanë arritur të merren vesh me njëri-tjetrin./revistawho.com

CLOSE
CLOSE