• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sa do të paguhet Alketa Vejsiu për prezantimin e festivalit të RTSH-së? Moderatorja zbulon detajin surprizues

Gjatë këtij sezoni televiziv, moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu përveç projekteve që do të sjellë në ekranin ku e kemi parë prej kohësh, ‘Tv Klan’, do të drejtojë gjithashtu festivalin e RTSH-së. Këtë e ka zbuluar vetë Alketa gjatë një interviste të dhënë në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, duke shtuar edhe disa detaje të paditura më parë.

“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e televizionit publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, u shpreh Vejsiu gjatë intervistës së dhënë. Kjo deklaratë i ka befasuar jo pak të gjithë ndjekësit e moderatores, megjithatë kjo ishte një zgjidhje e menduar mirë nga ana e saj.

Kujtojmë se në vetëm pak javë, Alketa do të drejtojë programin ‘Dance With Me’ me një kast VIP-ash të përzgjedhur dhe balerinësh./revistawho.com