• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Rusët ‘e dashurojnë’, Era Istrefi arrin suksesin e radhës me bashkëpunimin e saj të ri

Që pas suksesit të këngës ‘Bon Bon’, Era istrefi nuk ka ndaluar së sjelluri hite për publikun shqiptar dbe jo vetëm. Kënga e saj e fundit, ‘Sayonara’, ka vetëm disa ditë që është publikuar, megjithatë duket se është pëlqyer shumë nga të gjithë, sidomos nga rusët. Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku zbulon se në listën ‘Top 100’ në Rusi, kënga e saj renditet në vendin e parë. Tashmë Era ka fansat e saj kudo nëpër botë dhe mbështetja e tyre ndaj këngëtares është e dukshme. Kujtojmë se përpara kësaj kënge, ajo solli një bashkëpunim shqip me motrën e saj, Nora Istrefin, një këngë që vazhdon të dëgjohet në çdo vend publik, ndërkohë jeta private e Erës vazhdon të komentohet po aq shumë sa dhe suksesi i saj./revistawho.com