• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rudina Dembacaj për binjakët Veshaj: Mua do më bëjnë intervistë kur t’i pushojë Agron Llakaj nga puna

Rudina Dembacaj ishte e ftuara e kësaj jave e gazetarit Andi Vrapi në emisionin “Lart e Poshtë” në RTSH. Dembacaj ka treguar të rejat më të fundit që pritet të ketë sezoni i ri i “Mos i Fol Shoferit”, ku do të ketë emra të rinj që do t’i shtohen javë pas jave spektaklit të saj.

Nga ana tjetër, Rudina ka folur për “stand up-comedy-n” e saj që do të vijë në muajin nëntor në skenën e teatrit dhe pritet të jetë një sukses për aktoren dhe moderatoren. Gazetari ka zhvilluar një mini-lojë me aktoren e njohur, ku është vënë përballë dy emrave të ndryshëm dhe kjo e fundit, do të duhej të zgjidhte njërin prej emrave që i përshtatej pyetjes.

E pyetur se, nëse do të kishte një emision të quajtur “Dyshat”, me cilin prej ish-kolegëve të saj do ta bashkë-prezantonte, me Donaldin apo Romeon, Rudina u përgjigj: “Unë kam këmbëngulur që Romeo të jetë pjesë e ‘Al-Pazar’ sepse Agron Llakaj ishte shumë skeptik dhe nuk e donte. Dhe sigurisht që me Romeon sepse Donaldin e njoh më pak, por ata janë të dy çuna të jashtëzakonshëm”.

Më tej, e pyetur se pse aktorja nuk është ftuar për intervistë në emisionin veror të çunave, “Treshat”, Rudina u shpreh: “Po nuk e di, ndoshta kur t’i heqi Llakaj nga puna”. Dihet tashmë që vëllezërit nuk janë më pjesë e stafit të Agron Llakaj dhe ky mund të jetë një thumbim i Rudinës për shkak të qëndrimit që dy aktorët kanë mbajtur pas largimit nga ‘Al-Pazar’./revistawho.com