• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

RREFIMI I PAZAKONTE/ Johnny Depp: Leonardo Di Caprio-n e kam torturuar kur ishte i vogël

“Kur ishte 19 vjeç, e torturoja”. Kështu ka rrëfyer Johnny Depp me rastin e “Santa Barbara Internacional Film Festival”. Ai ka treguar për eksperiencën me aktorin Leonardo Di Caprio përgjatë xhirimeve të filmit “Gëzuar ditëlindjen Mr. Grape” në vitin 1993, rol që e bëri menjëherë Di Caprio-n kandidat për “Oscar” si aktor jo protagonist. Sot, teksa e gjithtë bota (përfshirë dhe vetë Johnny Depp) po bën tifo që më në fund statuja “Oscar 2016” të shkojë në duart e Leonardo Di Caprio-s, Depp kujton herët e tyre të para bashkë në sheshin e xhirimit. “Nuk e di ende pse, por ajo periudhë ishte e vështirë për mua”, është shprehur Depp. Kështu kur u gjend në xhirime me një Di Caprio 19-vjeçar në shpërthimin e tij kreativ, Johnny Depp nuk mund të mos e “torturonte”. “Më fliste vazhdimisht për video-lojëra ose më pyeste nëse dëshiroja një të thithur nga cigarja e tij. I përgjigjesha: Jo, nuk dua të tymos nga ty që fshihesh akoma pas fustanit të mamit Leo”, rrëfen Depp. Mirëpo stima dhe vlerësimi profesional nuk ka munguar kurrë midis të dyve dhe vazhdon edhe sot. “Mund të them që e vërteta absolute është që e respektoj shumë Leo-n. Ka punuar fort në atë film dhe shpesh duke bërë kërkime e duke studiuar. Kur erdhi në sheshxhirim ishte gati të punonte seriozisht”, ka përfunduar ylli i kinemasë.

16b09d1edd6483f282a31210cb4ba10egrape7e64cd63bf9517bb4702f9c6f91fc5ebjohnny-depp-leonardo-dicaprio-whats-eating-gilbert-grape