• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rrëfehet Ingrit Gjoni: Kam që 17 vjeçe në skenë, njerëzit më duan njësoj

Ajo është një nga femrat që gjithmonë i ka rezistuar kohës, që nga daljet e saj të para. Një këngëtare me fat dhe një femër që duket se i ka arritur të gjitha. Që nga dalja si 17-vjeçare e deri më sot, Ingriti e kujton me shumë dashuri atë periudhë, shkruan “Balkanweb”. “Çdo gjë ka kohën dhe ciklin e vet, jam e kënaqur që në këtë cikël kam qëndruar gjatë se ne kemi dalë që 17 vjeçe në ekran. Cikli i këngëtareve nuk jeton gjatë, jeton 23 vera dhe sot e kësaj dite qesh kur shkoj në koncerte dhe mbushen lokalet. Them me vete: O Zot, sa qejf që njerëzit të duan. Edhe pse jam mbi 30 vjeç, prapë vijnë”, shprehet këngëtarja në këtë bisedë duke shtuar se e merr malli edhe për jetën që ka kaluar, pasi ka qenë shumë me fat. “Me thënë të drejtën, më merr malli për të gjitha, një jetë e kaluar shumë bukur, por nuk më pengon jeta që kam tani, sepse është periudha më e mirë për mua”, shton këngëtarja Gjoni, e cila për momentin është në garë te ‘’Dance with me’’ dhe po ia del mjaft mirë. Akoma mw mirw ajo wshtw nw rolin e saj mw tw rwndwsishwm, atw tw nwnws sw Paridit. “Kur bëhesh nënë, edhe rritesh, mua më duket sikur i kam të gjitha, jetoj shumë mirë, kam jetë të bukur se kam punuar. Kur isha më e vogël mundohesha të nxirrja makinat luksoze dhe veshjet nëpër gazeta, por kur e mendoj tani, them: çfarë qejfi është të shesësh mend se kam atë apo këtë?!”. Ndërkohë që jeta private për të është e shenjtë, nuk dëshiron të flasë shumë, por shprehet se është në topformë. “Jam në topformë, jeta është normale dhe nuk ka ndryshuar asgje”, shprehet në fund këngëtarja Gjoni.