• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rrëfehet Adelina Tahiri: E tmerrshme si më vodhën makinën në Bllok, bravo policisë

Disa ditë më parë këngëtarja Adelina Tahiri pësoi një incident të frikshëm në Tiranë, i cili për fat përfundoi mirë. Këngëtarja këto kohë po jeton në kryeqytetin shqiptar pasi është pjesëmarrëse në spektaklin e “Tv Klan”, “Your face sounds familiar”. Adelinës tentuan t’i vidhnin makinën në mes të ish-Bllokut. Në një intervistë për gazetën ‘Paloma”, biondja seksi tregon se ky ishte një episod i tmerrshëm. “Ishte një tmerr. U ndjeva shumë keq, por pata fatin që policia e gjeti makinën dhe ata që deshën ta vidhnin. E parkova makinën në ish- Bllok. Meqë kisha një takim pune dhe isha shumë vonë, e parkova pak keq. M’u afrua një djalë dhe më tha t’i jepja çelësat të më ndihmonte se ndryshe do më vinin gjobë. E besova dhe ia dhashë çelësin, duke i thënë të ma sillte brenda më vonë. Hyra brenda dhe duke qenë se kisha punë e harrova fare çelësin dhe makinën dhe u kujtova më vonë që nuk ma kishin sjellë. E kërkova makinën dhe nuk ishte në vendin e saj, ndërkohë që djalin që më mori çelësin e pashë tek ikte me vrap ndërsa më tha se makinën e kisha në polici. Personi që ishte me mua e kapi këtë djalin, e futëm në taksi dhe shkuam bashkë në Komisariatin nr. 6. Aty m’u lut të mos i bëja keq. Atij i vendosën prangat. Unë u thashë policëve mos ta arrestonin sepse ia kisha dhënë vetë makinën. Ata ma kthyen: Ti ia kishe dhënë për ta parkuar apo për ta vjedhur? Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur… I falenderoj pa masë policët sepse u sollën shumë mirë dhe më bënë të ndihesha shumë mirë. Një bravo për profesionalizmin!”, ka rrëfyer Adelina Tahiri.