• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rozana zbulon një detaj të Fiorit: Vetëm ti mund ta mbash këtë foto në telefon

Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë shumë vite që njihen me njëra-tjetrën dhe kanë krijuar një lidhje të ngushtë si dy mike të mira. Shpesh në rrjete sociale nuk mungojnë as batutat mes të dyjave, duke qenë se Fiori dhe Rozana kohën më të madhe në përditshmëri e kalojnë së bashku. Së fundmi Rozana ka zbuluar një detaj të veçantë nga mikja e saj dhe të gjithë këtë e ka kthyer në një shaka. Radi ka publikuar në ‘Instagram’ foton e ‘cover-it’ të celularit të Dardhës, në të cilën shihet se është një imazh i shkëputur nga dita e saj e dasmës. Në foto Fiori shfaqet e veshur me fustan të bardhë përkrah bashkëshortit dhe djalit të saj. Bashkangjitur kësaj fotoje kaq të bukur, Rozana ka shkruar: “Vetëm Fiori Dardha mund të mbajë foto kopertine në telefon foto nuse me burrin! Të zgjohesh në mëngjes dhe gjëja e parë që të bie në mend është që ti je një grua e martuar dhe mos u sill si beqare kur je me shoqet, se je zonjë grua tani! Madje këtë foto e ka në të gjitha dhomat e shtëpisë. E ka bërë si punë ‘brand-i’”. Më pas edhe Fiori i është përgjigjur: “Me burrin do vij edhe në Greqi”.

Sigurisht që kjo bisedë mes dy moderatorëve mbetet në kuadrin e shakasë, sepse të dyja e respektojnë shumë jetën private të njëra-tjetrës. Kujtojmë se Fiori dhe Rozana drejtojnë prej më shumë se dy vitesh emisionin investigativ “Boom”. /revistawho.com