• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rozana Radi tregon për eksperiencën në ‘Portokalli’: Personat pas kuintave më bënë të hiqja dorë

Rozana Radi njihet për aftësitë e saj jo vetëm në këngë, por edhe në aktrim. Ajo ka dalluar me rolet e saj tek ‘Femnazat’, të cilat kanë shkaktuar shumë të qeshura tek të gjithë ndjekësit e Rozit.

Megjithatë kush e kishte menduar se Radi ka qenë pjesë e ‘Portokalli-së’?

Këngëtarja ka treguar në ‘Instagram-in’ e saj se në përfundim të akademisë së arteve, ka bërë konkursin për të qenë aktore në ‘Portokalli’ dhe ka qenë pjesë e tij.

Ajo ka pohuar gjithashtu se është larguar për shkak të atyre që punonin pas kuintave dhe frymën që sillnin, të cilët i kanë prishur dëshirën për të vazhduar atë rrugëtim.

“E ke menduar ndonjëherë veten prezantuese të ‘Portokalli-së”, ishte pyetja, të cilës Rozana ju përgjigj duke i thënë: “Kur përfundova akademinë e arteve bëra konkursin për të qenë aktore në ‘Portokalli’ dhe kam qenë pjesë e saj dikur. E kam provuar atë skenë. Por dhe siç keni dëgjuar nga aktorë të tjerë që janë larguar dhe unë pata fatin e tyre. E kam shijuar atë kohë pranë miqve të mi aktorë, por fryma që sillte dikush dhe energjia që jepte, flas për ata që punonin pas kuintave, ma prishi dëshirën për të vazhduar”.

Në këtë mënyrë Rozana ka treguar dhe njëherë se talenti i saj në aktrim ka nisur shumë herët dhe pavarësisht vështirësive ka qëndruar me të gjithmonë./revistawho.com