• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Roza Lati zbulon emrin e moderatorit shqiptar që ka pasur ‘fiksim’ në 2009-ën

Moderatorja e njohur, Roza Lati tërheq shpesh vëmendje me deklaratat e saj në rrjete sociale dhe në studio televizive. Ajo është një nga vajzat më të sinqerta në showbiz-in shqiptar dhe nuk ka frikë të shprehë opinionet e saj hapur. Këtë herë, në puntatën e radhës të ‘Why Not’ programi që vetë ajo drejton, ka zbuluar një detaj të panjohur më parë. Teksa i kushton disa minuta fotove të personazheve publikë të cilët u bënë pjesë e ’10 years challenge’ ditët e fundit, Roza ndaloi tek foto e Arjon Muçës.

Moderatori publikoi ditë më parë një foto të 2009-ës dhe një tjetër të 2019-ës për të treguar transformimin ndër vite. Roza zbuloi se para 10 vitesh, Arjoni ka qenë fiksimi i saj dhe këtë nuk ka nguruar t’ia tregojë atij drejtpërdrejtë. “Kur e nxorri Arjon Muça këtë foton në ‘Instagram’, unë kam qenë shtrirë në krevat edhe i shkruajta në inbox: ‘Nuk di si ta them, po në 2009-ën ke qenë fiksimi im.’ Më shkruajti: ‘Po mbrapa ça ndodhi?’ Unë i thashë: ‘Thjesht u hutova!  Hutohet robi”,-shpreh moderatorja me shaka.

Siç duket edhe Roza, si shumë vajza të tjera e ka pëlqyer Arjonin për fizikun dhe stilin e tij, i cili duhet thënë vazhdon të jetë ende një mashkull tërheqës./revistawho.com

CLOSE
CLOSE