• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Roza Lati: I dashuri im fans i Stines, jemi europianë

Është përfolur shumë përzgjedhja e regjisores Vera Grabocka, e cila me siguri kishte pikërisht këtë qëllim. Ajo vendosi në një çift Stinen dhe Rozën, të cilët kërcejnë bashkë në spektaklin “Dance with me”. Kuptohet që pati shumë komente lidhur me marrëdhënien e dy të rinjve, nëse kishte më ndjenja midis të dyve apo jo. Prezantuesja Roza Lati ka vendosur që t’i sqarojë njëherë e mirë të gjithë. Në një intervistë për gazetën “Paloma” ajo është shpehur se me kantautorin nuk e lidh më asgjë që ka të bëjë me dashurinë apo tërheqjen. Roza ka rrëfyer se tanimë po jeton një tjetër dashuri. “Mund të them që ndjenja ka vdekur bashkë me kohën, por ka ngelur ai respekti ndër vite dhe miqësia, sepse pak a shumë kemi rritur njëri- tjetrin. E njoh shumë mirë, më njeh shumë mirë dhe në këto shtatë vjet hera- herës jemi takuar e kemi pirë një gotë verë, i kemi qarë dy halle; m’i ka dhënë dy këshilla për profesionin tim, sepse ai e ka njohur televizonin më herët se unë. Partneri im mund të them që është fans i Nestit, i dëgjon këngët e tij dhe i pëlqen shumë ato. Për performancën tonë të parë ai tha që Nesti ishte super. Jemi europian motra, të lutem shumë tani”, ka thënë Roza.