• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Roza Lati feston ditëlindjen, moderatorja publikon pamjet nga darka intime

Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme për Roza Latin. Moderatorja ka festuar ditëlindjen e saj me njerëzit më të afërt dhe duket se darka ka qenë intime, por në të njëjtën kohë e mbushur me dhurata dhe surpriza. Të pranishëm kanë qenë miqtë dhe kolegët e Rozës, Rita Lati, si dhe vëllai i saj. I ftuar ishte dhe stilisti i njohur Niko Komani, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Rozën dhe i shohim shpeshherë pranë njëri-tjetrit. Pa lënë pas Flaka Krelanin dhe motrën e saj, të cilat Roza i ka falenderuar në një postim në ‘Instastory’. “Rastësisht gjendeshin në Tiranë. Faleminderit që erdhët”, ka shkruar ajo në foton ku shfaqej duke qeshur pranë vajzave. Roza duket se ka zgjedhur një ‘look’ të thjeshtë, me një palë paliçeta në ngjyrë floriri pas trupit dhe një ‘make up’ jo shumë të ekzagjeruar. Përsa i përket surprizave, moderatorja duket se ka bërë një ‘çmenduri’, duke shkuar në një klab me disa balerina, sëbashku me disa nga miqtë e ftuar. Mesa duket, ajo e ka shijuar në maksimum ditën më të rëndësishme për të me njerëzit që ajo konsideron më të afërt./revistawho.com