• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rona Nishliu zbulon detaje rreth shtatzënisë, ja kur pritet të vijë në jetë fëmija

Rona Nishliu zbuloi lajmin e veçantë të pritjes së ëmbël gjatë koncertit recital që mblodhi shumë dashamirës të muzikës së mirë në mbështetje të këngëtares. Më e lumtur se kurrë, ajo performoi me gjithë emocionin që kishte si vetë i dytë në skenë. Megjithëse u mundua ta mbulojë barkun e rrumbullakosur me një fustan të gjerë, Rona nuk ja doli, pasi barku ishte i dukshëm.

Në një intervistë për ‘Mirage’, Rona ka folur për detajet e shtatzënisë menjëherë pas koncertit. Ajo zbuloi se këtë javë mbyll muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe me një përllogaritje të thjeshtë, fëmija do të vijë në jetë në qershor. Këngëtarja nuk i shpëtoi pyetjes për gjininë e fëmijës, por këtë detaj nuk e zbuloi, pasi dëshiron ta mbajë për vete edhe pak kohë. Rona zbuloi se emocionet e përjetuara në skenën e koncertit ishin shumë më të mëdha se zakonisht dhe shtatzënia ja ka vështirësuar pak punën, por gjithsesi ja doli.

Siç edhe kuptohet, këngëtarja ka arritur ta mbajë gjithçka të fshehtë për një kohë goxha të gjatë dhe momenti më i mirë për ta zbuluar lajmin e bukur ishte rikthimi në skenë i saj. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE