• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Robert Berisha krenar, Renee mbyll me sukses vitin si parashkollore

Robert Berisha ndryshe nga partnerja e tij, Nora Istrefi, është mjaft aktiv në rrjete sociale, edhe me postimet nga përditshmëria. Kemi vënë re se përveç publikimeve që kanë të bëjnë me karrierën e tij, Roberti poston shpesh foto dhe video të ndryshme me vogëlushen, Renee. Ai ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të dhe se e shoqëron kudo që të mundet. Sot Roberti ka publikuar një nga imazhet më të ëmbla të vajzës, duke qenë se për vogëlushen është një ditë mjaft e veçantë. Renee ka marrë dëftesën e parë si parashkollore dhe sigurisht që ky është një gëzim i madh në familje, sepse është një arritje për të voglën. Përkrah imazhit të Renee-s që mban në dorë raportin si parashkollore, Roberti ka shkruar me krenari: “Urime shpirti i babit”.

Kujtojmë se këtë vit vogëlushja festoi 4-vjetorin e lindjes dhe është fëmija i vetëm i Nora Istrefit dhe Robert Berishës. /revistawho.com