• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij do e festojnë në mënyrën më të veçantë 1–vjetorin e vajzës

Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij Ayda Field kanë planifikuar një festë shumë të veçantë për ditëlindjen e parë të vajzës së tyre. Ata do të udhëtojnë të gjithë drejt Hawait, bashkë me një të ftuar speciale. Së bashku me familjen do të jetë edhe nëna surrogate e së voglës. Sipas dhe ‘The Mirrror’ të gjithë po e përjetojnë me emocion këtë rast special, bashkë me dy fëmijët e tjerë që kanë. Robbie dhe Ayda janë prindër të 3 fëmijëve, bashkë me të voglën Coco që plotësoi familjen, por erdhi në jetë nga një nënë surrogate pasi vetë bashkëshortja e legjendës së muzikës nuk mund të lindte.

Së shpejti pritet të dalin edhe fotot e para nga ditëlindja, e cila do të jetë një festë e madhe. Marrëdhënia e çiftit të njohur me nënën surrogate u bë shumë e afërt me kalimin e kohës dhe ky udhëtim është një mënyrë falënderimi për të. / revistawho.com