• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rob Kardashian feston 3-vjetorin e vajzës së tij, i bën dhuratën më të veçantë

Rob Kardashian feston sot ditëlindjen e vajzës së tij, Dream.
Vogëlushja u bë 3 vjeçe dhe bashkë me urimet mori dhe dy surpriza shumë të bukura. E para ishte nga hallat e saj, femrat e familjes Kardashian-Jenner të cilat i organizuan një festë bashkë me fëmijët e tjerë, ku u maskuan dhe si personazhet e tyre të preferuar. Dhurata tjetër ishte prej Rob Kardashian, i cili nuk e la ditëlindjen e vajzës të kalonte pa një dhuratë që ajo nuk do e harronte kollaj. Ai i kishte rezervuar një udhëtim me helikopter, vetëm për ata të dy.
Këtë surprizë e zbuloi vetë ai me anë të një postimi në “Instagram”.
Përveç festimeve me familjen Kardashian, Dream ka kaluar kohë edhe me mamanë dhe vëllain e saj, të cilët e pritën me shumë dashuri dhe dhurata.