• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rita Ora nis turin në Europë, fansat të mahnitur pas ‘look-ut’ të saj

Rita Ora ka nisur turin e saj nëpër Europë dhe ditën e premte performoi në Warsaw në Poloni. Ylli i muzikës pop i impresionoi të gjithë me kostumin e saj shumëngjyrësh dhe çizmet e zeza. Me këtë ‘look’, 28-vjeçarja u sigurua që të gjithë sytë të ktheheshin nga ajo. Këngëtarja e kishte kompletuar pamjen e saj me një palë syze mjaft moderne, ndërsa flokët ishin biondë platin.

Menjëherë pas performancës së Orës, media të ndryshme kanë shkruar për pamjen e saj të kuruar deri në detaje, e cila si çdo herë tjetër siguroi vëmendjen maksimale. Kujtojmë se Rita ka lajmëruar në llogarinë e saj se shumë shpejt do të sjellë dy projekte të reja muzikore, të cilat do të jenë hitet e kësaj vere./revistawho.com