• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rita Ora mbështet publikisht DJ me origjinë shqiptare: Vazhdo të shkëlqesh si një yll

Rita Ora i ka mbështetur gjithmonë artistët me origjinë shqiptare, sidmos ata që tentojnë të bëhen pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar. Së fundmi këngëtarja ka bërë një dedikim mbështetës, DJ me origjinë shqiptare, Regard, që ka krijuar një karrierë mjaft të suksesshme deri më tani. Rita ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me DJ Regard dhe përkrah saj ka shkruar: “Kosova qëndron lart. Faleminderit që erdhe të më vizitosh mua… Jam shumë e lumtur për ty, për gjithë suksesin tënd! Sa më shumë nga ne aty është akoma më mirë! Vazhdo të fitosh dhe të shkëlqesh si një yll që je”.

DJ Regard është me origjinë nga Ferizaj dhe renditet në vendet e para në platformat muzikore. Ai ka arritur të qëndrojë në listat muzikore përpara DJ me famë botërore dhe e ardhmja e tij pritet të jetë e ndritur, pasi menaxheri i Regard ka treguar për “Prive.al” se ka marrë shumë oferta nga kompani ndërkombëtare. /revistawho.com