• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rita Ora flet për pëlqimin për vajzat: Unë nuk shikoj fytyrën apo gjininë, por personin

Rita Ora ka treguar edhe më herët se është biseksuale dhe këtë gjë e ka konfirmuar në intervistën më të fundit për “Daily Star”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se ajo nuk dashurohet me gjininë apo fytyrën e dikujt, por me vetë personin. “Unë e admiroj bukurinë si te femrat edhe te meshkujt. Unë i shoh gjërat si pa fytyrë apo pa gjini, për mua ka rëndësi personi”, është shprehur Rita për “Daily Star”. Gjatë intervistës ajo ka treguar se i ka ndodhur shpesh të irritohet me mediat apo njerëzit, të cilët e lidhin me çdo djalë që ajo shfaqet përkrah. “Sigurisht që mërzitem, sepse nuk ndodh e njëjta gjë për djemtë. Pse nuk thonë njerëzit, që ky djalë është me këtë vajzë? Sepse gjithmonë thuhet kjo vajzë është me këtë djalë. Unë kam shumë shok dhe nuk do të thotë se je e lidhur me ata që del”, ka thënë këngëtarja. Më pas ajo ka shtuar se me këngëtarin e njohur Liam Payne janë thjesht miq të mirë, sepse shpesh janë përfolur për një lidhje dashurie mes tyre. Kujtojmë se vitet e fundit Rita Ora ka pasur marrëdhënie me disa djem të njohur si Calvin Harris, Andrew Garfield dhe Rick Hill. /revistawho.com