• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rita Lati flet për ish-bashkëshortin:  Roza nuk do ishte kaq e çmendur po të kishte babain

Të ftuarat e mbrëmjes së djeshme në ‘Xing me Ermalin’ kanë qenë aktorja Rita Lati me të bijën, moderatoren Roza Lati. Ato kanë rrëfyer shumë të fshehta që publiku nuk i dinte më herët për marrëdhënien e tyre. Ndër të tjera, aktorja ka folur dhe për ish-bashkëshortin e saj dhe sakrificat që ka bërë për rritjen e Rozës.  Rita është shprehur se dëshira e saj ishte që Roza të rritej me figurën e babait, pasi ky i fundit është i rëndësishëm në jetën e çdo fëmije.

‘Unë u martova si gjithë dynjaja, o merrja burrë o s’ka. Sa shkoja në shtëpi nëna ime thonte se i ngela në derë. Babai i Rozës ishte artdashës, kaluam bukur, por pastaj filluan problemet shëndetësore. Do jetonte po mos të ishte ky problemi. Le të ishim pa njëri-tjetrin, por ai të ishte për Rozën. Duhet figura e babait. Roza nuk do ishte kaq e çmendur po të kishte babain, do mblidhej prandaj them babai është i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Jam munduar të bëj nënën, babain, motrën, vëllain. Kryesorja është që Roza u rrit dhe nuk i mungoi asgjë’, rrëfeu Rita.

Kujtojmë që marrëdhënia e aktores e të bijën është dalluar gjithmonë në media, pasi Rita ka qenë gjithmonë një nënë liberale dhe kjo e ka bërë më të  dashur për publikun./revistawho.com

CLOSE
CLOSE