• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rina dhe Fero i japin fund miqësisë, çfarë fshihet pas prishjes së marrëdhënies së tyre?

Dy reperët e njohur, Rina dhe Fero, të cilët kanë sjellë herë pas here projekte të ndryshme muzikore krah njëri-tjetrit për shkak se janë nën menaxhimin e të njëjtin label, duket se nuk kanë më asnjë lloj raporti me njëri-tjetrin. Këtë e ka treguar fillimisht fakti se dy artistët nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Megjithatë së fundmi, burime për ‘Prive’ kanë zbuluar zanafillën e prishjes së marrëdhënies së Rinës dhe Feros.

“Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi këtë vit vazhdimisht, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tepër e inatosur nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar, mirëpo me intervenimin e menaxherit e tejkaluan zënkën e parë. Veprimi i Feros i cili vendosi të promovonte në llogarinë e tij në rrjetet sociale Taynën dhe Melindën ka përshkallëzuar hatërmbetjet dhe nga ai moment artistët nuk flasin me njëri-tjetrin. Rina nuk e kalon ‘pabesinë’ që iu bë nga ish-shoku i cili vendosi të tentojë të afrohet me rivalet e saj. Bashkë u duhet të paraqiten në koncerte, por vetëm kaq. ‘Paraqitjet’ e përbashkëta publike janë vetëm për të mos ndikuar në datat e caktuara paraprakisht për performanca’, u shpreh burimi ekskluziv për ‘Prive’, duke zbuluar kështu arsyen se pse dy reperët nuk flasin më.

Pavarësisht të gjitha lajmeve të qarkulluara në media, asnjë prej dy artistëve nuk ka zgjedhur të reagojë publikisht deri më tani lidhur me këtë temë./revistawho.com