• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rikthehet së shpejti në ekran, zbulohen detajet e emisionit të ri të Marina Vjollcës

Marina Vjollca është përfolur prej kohësh për një rikthim në ekran, por deri tani nuk kishte asnjë informacion të saktë. Nëpër media qarkulluan lajme se Marina do bëhej pjesë e “Duplex”, por sipas “Prive.al” ky informacion është pjesërisht i vërtetë. Kjo sepse në fakt emisioni i ri do të quhet “Klanifornia Show”, që do të jetë formati i ri i “Duplex”. Aktorët dhe producentët do vazhdojnë të jenë të njëjtët, por kastit të tyre do t’i shtohet dhe Marina së bashku me Olsi Bylykun. Por kjo nuk mbaron me kaq. “Klanifornia Show” nuk do të jetë vetëm një program humori, pasi ky format do të përmbajë dhe intervista me njerëz të njohur të showbiz-it shqiptar. Sipas “Prive.al”, ky emision do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00, gjë që e bën Marinën rivale me motrën e saj, e cila sjell sezonin e ri të “Shiko kush luan”./revistawho.com