• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rikthehet në muzikë pas martesës, Rona Nishliu zbulon si ndikon bashkëshorti i saj tek karriera muzikore

Rona Nishliu përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në ‘Eurovizion’ në vitin 2012 me këngën ‘Suus’. Që pas asaj kohe ajo nuk ka qenë shumë aktive në skenë, megjithatë ia doli të vidhte vëmendjen e mediave me dasmën e saj. Rona i dha fund beqarisë gjatë muajit shtator të vitit që lamë pas, por kjo gjë erdhi si diçka e papritur për të gjithë ndjekësit e saj, pasi askush nuk kishte informacion në lidhje me jetën e saj private. Gjatë një interviste për ‘Panorama Plus’, këngëtarja ka zbuluar disa detaje të vogla në lidhje me albumin e saj më të ri ‘Mindil’, si dhe ndikimin që ka pasur martesa në projektin e saj më të ri. “Bashkëshorti im është dëgjues aktiv, me një shije tejet të hollë për muzikën dhe opinionet e tij më ndihmojnë shumë në krijimet e mija”, është shprehur Rona. Sipas saj, familja dhe muzika janë një reflektim i pashmangshëm i njëra-tjetrës, duke treguar kështu se jeta e saj martesore ka ndikuar gjithmonë pozitivisht në karrierën e saj. Krahas karrierës dhe familjes, qëndrojnë edhe planet për zgjerimin e saj, pasi këngëtarja ka zbuluar se në të ardhmen e afërt mund të ketë të reja pozitive që do t’i ndajë me të gjithë./revistawho.com