“Big Brother Albania” ka qenë një nga emisionet më të përfolura për shkak të ‘trazirave’ mes konkurentëve brenda në shtëpi. Për pothuajse 3 vite “Big Brother” nuk është transmetuar dhe mund të themi se publiku e ka ndjerë mungesën e tij. Pas një video “promo” të gjithë menduan se ky emision jo vetëm që do të rikthehej, por do të sillte VIP-at shqiptarë si konkurentë. Disa foto nga Arbana Osmani të publikuara në ‘Instastory-n’ e saj, kanë ngritur akoma dhe me shumë dyshimet. Në disa foto të shkrepura në studion e “BBA”, moderatorja ka shkruar: “Do doja të dija diçka, por unë nuk di. Shpresoj t’ju shoh së shpejti gjithsesi”. Siç mund të kuptoni, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por një gjë është e sigurt, sezoni i ri i “Big Brother” do jetë i mbushur me surpriza dhe me siguri do t’ju mbajë të gozhduar përpara ekranit./revistawho.com