• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Rikthehem aty ku nisi gjithçka”, Kiara Tito zbulon surprizën e radhës për të gjithë ndjekësit e saj

Pak më parë, moderatorja e njohur, Kiara Tito ka zbuluar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, rikthimin në kompeticionin e bukurisë ‘Miss Shqipëria 2019’.
Me anë të një fotoje të 6 viteve më parë, ku shfaqet Kiara si pjesëmarrëse në konkursin e më të bukurës shqiptare, ajo ka treguar se do të jetë gjithashtu pjesë e anëtarëve të jurisë të këtij viti.
“Kjo foto është shkrepur në vitin 2013, atëherë kur mora pjesë në ‘Miss Shqipëria’. Një moment i paharrueshëm. Të shtunën në datë 6 korrik, rikthehem aty ku nisi gjithçka, por këtë herë në mesin e anëtarëve të jurisë. I uroj shumë suksese të gjitha vajzave. Shihemi të shtunën”,- ka shkruar moderatorja e dashur për publikun, në foton e publikuar në ‘Insastory’, ku dallohet se ajo ka veshur një veshje tradicionale të Shqipërisë.
Me siguri Kiara e ka përjetuar me shumë emocion këtë rikthmin të sajin në kompeticionin ku ajo preferoi të niste rrugën drejt televizionit. Kujtojmë se prej disa sezonesh ajo drejton prgramin ‘Doktor Plastik’ në ekranin e ‘Tv Klan’, aty ku është shfaqur dhe në emisione të tjera si ‘Dance With Me’.