Jo më larg se mbrëmjen e kaluar, Rihanna ka surprizuar me postimin e fundit ku shihet në shoqërinë e një prej miqve të saj më mirë, Jahleel Weaver. Ajo i ka bërë një dedikim paksa të pazakontë por mesa duket me shumë kuptim për shoqërinë e tyre. “Për burrin çokollatë të jetës time!!! Ti je qënia humane më e ndërlikuar që unë kam njohur ndonjëherë. Jam shumë mirënjohëse që ti i urren të gjithë, përfshirë dhe mua. Faleminderit që me ndalove të vesh UGGS në aeroport. Faleminderit që i harxhove të gjitha paratë e mia në çanta Bottega. Faleminderit që je shkrimtari im i fshehtë në shtëpinë “Fenty”. Faleminderit që me bezdis cdo ditë dhe faleminderit për dy fjalët më të rëndësishme të jetës time ‘TF'(çfarë dreqin) dhe ‘Asap'(sa më shpejt të jetë e mundur)!!! Zhduku illjahjah” shkruan këngëtarja. Kujtojmë se kohët e fundit Rihanna është përfolur për një shtatzëni të mundshme, por ende nuk është konfirmuar nga vetë ajo.