• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rezarta Shkurta rrëfen zënkën më të ashpër mes saj dhe Ermalit

Aulona dhe Fatma kishin zgjedhur që në puntatën e parë të “Thumb On” të vinin në lojë Rezarta Shkurtën. Kjo e fundit ra në kurthin e një kamere të fshehtë në të cilën gazetari i “Thumb On” pretendonte se kishte në zotërim disa foto të Ermal Hoxhës, bashkëshortit të saj me një grua tjetër. Pasi ka komentuar në studio me dy moderatoret reagimin e saj, edhe pse ende nuk i kishte dalë inati, Rezarta tregoi se u inatos në fillim. Natyrshëm biseda shkoi tek zënkat bashkëshortore dhe biznesmenia shqiptare tregoi se sherri më i ashpër mes saj dhe Ermalit ka ndodhur rreth 10 vite më parë.

View this post on Instagram

Dy shtrigat @aulonamusta @sipas_fatmes Me bene ate qe sma ka bere njeri! Jam bere gati dhe jam ketu per ta ndar te plote kameren e fshehte se cfare ndodhi ate dite! Uroj qe montazhi te kete perdorur biiiip dhe une mos te tmerroj publikun sonte 🙈 Eh cma more kalane nga brenda more @ermal_hoxha Ta mbash mend😏 Sonteee ne @rtvora ora 21:00 __________________________________________________ Sot gjithashtu ndjej nga zemra tju them dicka! Kam qene vetem 20 vjeç kur zbulova talentin e @makeupbyelona Dhe sot pas me shume se nje dekade vazhdoj te jem fansja me e madhe e duarve te tua plot talent! Sot ne profesionin tend eshte shume lehte te manipulosh publikun, me pak photoshop dhe me filtra snapchati cdo kush mund te shesi veten si makeup artist, ti sdi te besh manipulime, ti di te besh vepra arti ne portretin e cdo kujt qe prekin duart e tua. Nuk egzagjeron, branda natyrales permirson karakterin figurativ te personazhit! Thjesht te dua Artiste

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

“Sherri ynë më i madh ka ndodhur për televizorin. Fatkeqësisht kishim dy telekomanda në shtëpi. Ishim ulur të shihnim televizor, Ermali kishte njëren telekomandë, unë kisha tjetrën”, u shpreh Rezarta. Më pas ajo vijoi rrëfimin duke treguar se Ermali nisi të ndërronte kanalin e saj të preferuar, po kështu edhe ajo. Ky proces zgjati pa thënë as një fjalë, ishte si zënkë në heshtje derisa Ermali u ngrit dhe vendosi një libër para televizorit në mënyrë që ajo mos ta ndërronte më. Si u hakmorr Rezarta? Ndërkohë që Ermali lahej në dush po të njëjtën natë ajo hapte çdo çezmë të mundshme që dushi të mos kishte ujë. Megjithatë të tilla zënka janë farë rë pakonsiderueshme, sepse Rezarta dhe Ermali kanë një marrëdhënie të shkëlyqer, edhe pse për 4 vite qëndruan larg njëri-tjetrit.