• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rezarta Shkurta nxjerr zbuluar kopjuesit e krijimtarisë së saj dhe reagon ashpër publikisht

Rezarta Shkurta prej vitesh i është dedikuar pasionit të saj për fotografinë në “Hera Company”. Artistja shqiptare ka treguar shpesh përmes rrjeteve sociale se pjesën më të madhe të skenografive i bën me punime dore dhe pavarësisht se është punë e lodhshme për të është kënaqësia më e madhe. Duke qenë se ajo i përkushtohet kaq shumë punës dhe krijimtarisë, duket se nuk mundet të tolerojë personat e tjerë që kopjojnë e marrin të gatshme gjithçka prej saj. Së fundmi Rezarta ka treguar se çdo ditë përballet me situata të tilla, por tashmë ka vendosur që këtë gjë ta bëjë publike. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ foto të realizuara nga ‘Hera Company’ dhe të tjera që janë kopje identike të tyre të bëra nga fotografë, që ajo nuk ua ka bërë emrin publik.

Rezarta ka reaguar ashpër në lidhje me këtë gjë dhe ka treguar se i vjen keq që persona të tillë nuk janë origjinalë në punën e tyre. “Jam e shokuar, jo sepse arti im kopjohet, sepse në fund të fundit edhe ‘Louis Vuitton’ kopjohet nga kinezi, por jam e shokuar si nuk keni pak respekt për veten tuaj dhe të keni stimul t’j kaloni dikujt tjetër dhe jo të jeni thjesht kopje e keqe”, ka shkruar Shkurta në ‘Instagram’.

Më pas ajo ka treguar se këtë gjë do ja kalojë organeve kopetente dhe se nuk do e zgjasë më në rrjete sociale. Në fakt Rezarta nuk është e para që përballet me një problem të tillë, pasi ndodh shpesh që punët e artistëve të kopjohen nga të tjerë. /revistawho.