• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rezart Veleshnja reagon pas lajmit të ndarjes: Më vodhën profilin

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm ku thuhej se aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja, ishte ndarë nga partnerja e tij. Në ‘Instagramin’ e aktorit u publikuan disa mesazhe ku Rezarti e ofendonte rëndë të dashurën e tij, pasi ajo e kishte tradhtuar.

Por me sa duket e gjitha kjo nuk ka qenë e vërtetë, pasi aktorit i kanë vjedhur ‘Instagram-in’ dhe dikush tjetër ka folur në emër të tij. Pak minuta më parë ai ka fshirë nga profili i tij të gjitha postimet dhe ka publikuar disa të tjera ku sqaron situatën.

“Dua të falënderoj menaxherin që më riktheu faqen, sepse mua ma kanë vjedhur dhe nuk e di përse i kanë bërë këto pisllëqe. Unë për momentin ndodhem në Washington dhe nuk kam pasur fare lidhje me ’Instagramin’, kam qenë 13 orë në udhëtim. Paska ndodhur kjo çudi dhe unë jam i habitur. Megjithatë ju kërkoj falje të gjithëve. Nëse i gjej atë që e ka bërë i kam lënë Zotin dhe policinë. Unë nuk e di se kush mund të përdori dhe fotot dhe këto por di të them se kam ngelur këtu. Më kanë bërë lojë dhe do e çojmë çështjen në prokurori”, është shprehur aktori.

Kujtojmë se Rezarti e ka bërë publike lidhjen e tij para disa muajsh dhe në rrjetet sociale ai shfaqet mjaft i dashuruar./revistawho.com

CLOSE
CLOSE