• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rezart Veleshnja më në fund na prezanton me partneren e vërtetë

Aktori i ‘Portokalli’, Rezart Veleshnja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë për historitë e tij të dashurisë. Në fillim të vitit ai ka publikuar shpesh fotografi shoqëruar me një vajzë që i mbulonte fytyrën dhe gjithmonë shkruante fjalë plot dashuri për të. Megjithatë Rezarti asnjëherë nuk ka konfirmuar diçka për këtë histori dashurie, por këtë herë duket se në jetën e tij ka një lidhje shumë serioze. Aktori ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihet i buzëqeshur pranë një vajzë.

Rezarti e ka prezantuar si të dashurën e tij, në formën më të thjeshtë dhe gazmore në të njëjtën kohë. “Ujku, ujku, ujku u bë nami me portalet, por në fakt kjo është ajo që unë kam ndjekur kam studiuar edhe kam dashuruar tha Sandër Mafishja! Tani u bëra vetë mafishe pas kësaj! Të dua!”, – ka shkruar aktori bashkangjitur fotografisë. Menjëherë pas kësaj, nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit e tij dhe nga kolegët e ‘Portokalli’. /revistawho.com