• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Reperja shqiptare së shpejti me një studio të saj, publikon pamjet e para

Reperja shqiptare Baby Gee dhe partneri i saj, Lim Hoti, dhanë para pak kohësh lajmin se së shpejti do të ndërtonin një studio diskografike në Tiranë. Baby Gee gjithashtu ka paralajmëruar shumë bashkëpunime me emra të njohur ndërkombëtarë, ndërsa ditën e sotme ka publikuar pamjet e para në brendësi të studios. Edhe pse vendi ishte ende në ndërtim e sipër, vihej re qartë hapësira gjigande dhe pamja shumë e bukur. Reperja duket se është kujdesur vetë për çdo detaj, madje në videon e publikuar në ‘Instagram’ duket e veshur me një kostum punëtori. ‘Ëndrrat kthehen në realitet’ ka shkruar ajo. Kujtojmë se së shpejti, ajo dhe partneri do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë./revistawho.com