• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Reperja shqiptare merr dhuratën më të bukur, i riu skocez “gdhend” portretin e saj në dorë

Rina Balaj ka pak vite që është pjesë e tregut muzikor, megjithatë sot renditet si një nga këngëtaret më të pëlqyera nga të rinjtë. Përveçse ka marrë famë në trojet shqiptare, duket se reperja ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve. Ditën e sotme Rina ka zbuluar se njihet edhe në Skoci, sepse dikush ka bërë tatuazh portretin e saj. Një i ri skocez ka gdhendur në dorën e tij një foto të reperes shqiptare, duke e surprizuar atë në mënyrën më të bukur. Rina e ka ndarë foton e tatuazhit me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ për të treguar se sa e emocionuar ndjehet. Madje ajo ka zbuluar se imazhin që i riu e ka bërë tatuazh e ka pasur me mëdyshje për ta publikuar në rrjete sociale, por postimi i saj ja ka vlejtur. “As që doja ta publikoja këtë foto që ai ka bërë tatuazh në ‘Instagram-in’ tim, por ja vlejti”, ka shkruar Rina bashkangjitur postimit.

Reperja shqiptare është vetëm 19 vjeçe dhe mesa duket e pret një ardhme akoma më e ndritur, gjë që e ka pohuar edhe Adelina Ismaili pas bashkëpunimit me të për këngën “Qikat”. /revistawho.com