• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Reperja shqiptare ‘çmendet’ pas këngës së Elvana Gjatës, ja çfarë bën ajo

Elvana Gjata publikoi një javë më parë këngën e saj më të re me titull ‘A m’do’, e cila u kthye shpejt në një hit veror dhe tani dëgjohet në çdo vend publik. Ky projekt duket se është pritur mirë jo vetëm nga fansat e Elvanës, por edhe nga kolegët e saj, ndër to përmendim reperen e njohur Rina Balaj. Rina ka publikuar ditën e sotme disa video në ‘Instastory’ ku shfaqet në makinë dhe në sfond dëgjohet muzika e Elvanës. Ajo nuk i ka rezistuar dot dhe ka filluar të kërcejë dhe këndojë njëzëri me këngëtaren shqiptare. “Kështu më bën kjo këngë të ndihem”, ka shkruar Rina mbi videon ku duket shumë e emocionuar, pa harruar dhe një rresht me ‘emoji’ zemre në përshkrim. Rina dhe Elvana këndojnë 2 zhanre të ndryshme muzikore, megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk e pëlqejnë artin e njëra-tjetrës. Kujtojmë se pavarësisht se u lançua vetëm 1 javë më parë, “A m’do” ka rezultuar shumë e suksesshme dhe numëron 4 milionë klikime në ‘Youtube’./revistawho.com