• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Reperja shqiptare bën gjestin human, jep paratë e koncertit për familjet në nevojë

Artistët shqiptarë shpesh kanë zgjedhur që përveçse të argëtojnë publikun, t’ju vijnë në ndihmë edhe atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Së fundmi është përfshirë në një kauzë të tillë edhe Rina Balaj, ose e njohur ndryshe si Balajrina. Reperja shqiptare ka vendosur që paratë e fituara nga koncerti i saj i fundit, t’ja dhurojë familjeve në nevojë.

Disa nga miqtë e saj kanë publikuar në rrjete sociale imazhe, në të cilat Rina shihet duke shpërndarë ushqime me rastin e Ramazanit. “Kështu është kur vendos të ndash para nga koncerti i fundit për të ndihmuar familjet në nevojë. Inspirim, plus Rina është vetëm 19 vjeçe”, ka shkruar dikush nga miqtë e saj në ‘Instagram’. Gjithashtu ka shtuar se reperja ka ndihmuar shpeshherë, por nuk ka dashur që veprat e saj të bamirësisë t’i bëjë publike.

Me këtë rast Rina ka treguar një anë tjetër shumë humane të saj, sepse gjithmonë është bërë pjesë e mediave për debatet me reperet e tjera. /revistawho.com