• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Reperja e njohur drejt altarit? Fansat mendojnë se Iggy Azalea është fejuar

Iggy Azalea dhe Playboy Carti janë duke shijuar romancën e tyre, por të gjithë fansat kanë filluar spekulimet se lidhja e çiftit të njohur ka kaluar në faza më serioze, duke menduar se tashmë Iggy dhe Playboy janë fejuar. Këto thashetheme nisën kur reperja publikoi një foto të dorës së saj të majtë në rrjete sociale, me një unazë gjigande në gishtin e fejesës. Qëllimi i fotos me siguri kanë qenë thonjtë e gjatë dhe të ekzagjeruar të reperes, por guri i unazës ishte i pamundur të injorohej. “Do të injorojmë këtë unazë gjigande?”, ka shkruar një nga fansat, ndërsa një tjetër ka shkruar: “Playboy të ka vënë unazën? Apo ti thjesht po llaston veten?”. As Iggy dhe as Carti nuk kanë pranuar apo mohuar asgjë publikisht, por të gjithë janë të sigurt se lidhja e tyre është bërë serioze./revistawho.com

View this post on Instagram

🤮🤮🤮🤮🤮🤮

A post shared by Iggy Azalea (@thenewclassic) on