• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Reperi shqiptar thumbon publikisht Rinën: Është poshtë nivelit tim

Rina Balaj dhe S4MM janë dy reperë të njohur në Shqipëri, por marrëdhëniet midis tyre nuk kanë qenë asnjëherë shumë të mira. Për arsye që ende nuk dihen, dy reperët e kanë thumbuar shpeshherë njëri-tjetrin gjatë intervistave. Këtë herë, S4MM ka folur pak në lidhje me këtë temë gjatë një interviste për ‘Mirage’, ku ka zbuluar se gjërat midis tyre vazhdojnë të mbeten njësojë. “Ajo ka folur për mua kot më kot dhe unë kam folur fakte që i di gjithë Prishtina”, është shprehur reperi shqiptar. Ai ka vazhduar duke thënë se nëse do ta kishte përballë nuk do bënte fare muhabet me të, pasi është “poshtë nivelit të tij”. Gjithçka filloi kur Rina thumboi publikisht reperin me një deklaratë që atij nuk i pëlqeu aspak dhe që shkaktoi një reagim nga ana e S4MM./revistawho.com