• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Reperi shqiptar shfaqet i përlotur, një ditë para ditëlindjes merr dhuratën më të bukur

Ditën e nesërme reperi me origjinë shqiptare, Gashi feston 30-vjetorin e lindjes, por dhuratën më të bukur ai e ka marrë sot. Reperi ka zbuluar se është renditur në vendin e parë për këtë javë në listat e ‘Billboard’. Për një artist kjo është arritje e madhe, ndaj Gashi është emocionuar pafund. Ai e ka ndarë këtë gjë me ndjekësit në rrjete sociale dhe ka shkruar: “Ditëlindja ime nesër! Kjo ishte dhurata më e mirë”.

View this post on Instagram

My birthday tomorrow!!!! This was the best gift

A post shared by GASHi (@gashi) on

Më pas reperi ka publikuar një video në të cilën shfaqet me sytë e mbushur me lot dhe ka treguar se ai ka punuar shumë fort për t’ja arritur kësaj dite. “Nuk mundem ta besoj! Shumë njerëz nuk e kuptojnë sa fort kam punuar për të arritur këtu ku jam. Kanë kaluar 10 vite, shumë njerëz thoshin kjo nuk do të ndodhë kurrë, muzika jote nuk është e mirë. Gjëja më e mirë që unë bëra është se nuk u dorëzova. Nëse po e shikoni këtë video vazhdoni përpara, ju premtoj se diçka do të ndodhë. Faleminderit Zot!”, thotë Gashi në videon e postuar në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

🙏🏼

A post shared by GASHi (@gashi) on

Më pas reperi ka marrë mesazhe të shumta urimi dhe disa të tjerë e falenderojnë, sepse ai ka shërbyer si një shembull frymëzimi për ta. Gashi ka qenë gjatë gjithë kohës mjaft aktiv në muzikë dhe pak javë më parë publikoi albumin e fundit që mban emrin e tij. /revistawho.com