• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Reperi shqiptar qenka fejuar, zbulohen pamjet nga ceremonia

Ditën e djeshme, në media qarkulluan lajme se reperi shqiptar S4MM ishte në një lidhje me një vajzë që jetonte në Zvicër, Filis Ismaili.

Ishin postimet në ‘Instagram’ ato që i ‘nxorrën sekretin’ çiftit, mirëpo sot “Prive.al” ka zbuluar se S4MM dhe Filis në fakt i kanë dhënë fund beqarisë së tyre që prej disa muajsh. Në disa pamje të siguruara nga “Prive.al”, reperi dhe Filis shfaqen duke shkëmbyer unazat, duke prerë tortën dhe duke qëndruar pranë njëri-tjetrit. Partnerja e tij kishte vendosur të vishte një fustan të kuq të shkurtër, mbas trupit, që duket se përshtatet më së miri me temën e ambientit. Gjithsesi ende nuk ka pasur reagime në lidhje me këto lajme, kështu që na mbetet të presim një konfirmim zyrtar./revistawho.com