• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Reperi shqiptar prek me rrëfimin e tij: Më kanë mbyllur shumë dyer, por unë vazhdova përpara

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën vitet e fundit. Këngët e tij janë dëgjuar me miliona herë dhe Gashi është i vendosur për t’i shkuar deri në fund ëndrrës së tij, për të fituar famën e merituar në muzikë. Së shpejti reperi pritet të publikojë albumin e tij të parë dhe për të arritur këtu ku është sot i është dashur të punojë fort. Në një postim të bërë së fundmi në ‘Instagram’ ai ka rrëfyer se nuk ka pasur gjithmonë mbështetje dhe si një i huaj në Amerikë ja doli mbanë të fitonte suksesin që ka kërkuar. Në një foto ku shihet përballë avionit të tij privat Gashi ka shkruar: “Kanë kaluar 10 vite dhe kam kaluar kaq shumë gjëra për të arritur këtu ku jam. Shumë njerëz më kanë mbyllur dyert, kanë hedhur baltë mbi emrin tim për shkak të të tjerëve që nuk më pëlqenin… por unë vazhdova të ecë përpara. Albumi im i parë del për 6 ditë. Prindërit e mi nuk dinin të flisnin anglisht, por ata gjetën një mënyrë të më sillnin mua në Amerikë. Tani është koha ime që t’i çojë drejt ëndrrës amerikane. Si fëmijë unë gjithmonë kam ëndërruar që të ndodhte kjo gjë dhe gjëja më e mirë që kam bërë ka qenë që nuk jam dorëzuar”.

Menjëherë pas këtij postimi Gashi ka marrë mbështetjen e fansave të tij, të cilët shprehen se ai është një frymëzim për ta. Kujtojmë se projekti më i fundit i realizuar nga reperi shqiptar është “Safety” në bashkëpunim me Dj Snake. /revistawho.com