• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Reperi shqiptar merr vëmendjen e motrave Kardashian, Kim publikon këngën e tij

Një nga femrat më të ndjekura në rrjete sociale, Kim Kardashian, ka treguar dhe njëherë se është një ‘fanse’ e artistëve shqiptarë. Ditën e djeshme, ajo ka publikuar një video ku duket në makinë me motrën e saj, Kourtney Kardashian, e në sfond dëgjohet kënga e reperit shqiptar, Gashi. Sigurisht kjo nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga ndjekësit e saj shqiptarë apo nga vetë reperi, i cili ka reaguar në ‘Twitter’ duke shkruar: “Publikimi i këngës time nga Kim Kardashian më bëri shumë të lumtur”. Kjo nuk është hera e parë që Kim shpreh mbështetjen e saj për shqiptarët. Kujtojmë videon legjendare që bëri xhiron e botës, ku ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ dhe grimieri i saj, Mario, flisnin shqip./revistawho.com