Reperi amerikan, Super Sako, ka qenë mbrëmë i ftuar në një nga klubet e kryeqytetit për të performuar. Ai gjithashtu ishte pjesë e ‘Zonë e lirë’, ku ēshtë përballur me një fakt jo shumë të këndshëm. Kënga e tij e famshme “Mi Gna” është kopjuar nga 4 këngëtarë shqiptarë. Ky detaj nuk e ka shqetësuar aspak reperin, pasi ai u shpreh se çdo para që fitohet nga klikimet, shkon në llogarinë e tij, jo të artistëve shqiptarë.