• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Renee feston ditëlindjen, Era Istrefi i bën urimin më të bukur: Shpresoj ta dish sa të dua ëngjëll

Renee tani nuk është më një vajzë e vogël. Sot ajo feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar urimi nga tezja e saj, Era Istrefi, e cila e ka treguar shpeshherë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mbesën e saj. Këngëtarja ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku Renee duket me një fustan në stil princeshe, e përqafuar nga dy tezet e saj. “Gëzuar ditëlindjen princesha ime, mbesa ime Renee. Jam shumë e lumtur dhe jam shumë krenare për ty! Shpresoj ta dish se sa shumë të dua ëngjëll i vogël”, ka shkruar Era, shoqëruar me disa ‘emoji’ zemrash. Mesa duket, pseudonimi i vogëlushes Renee në familje është ‘princeshë’, pasi dhe Nora e ka quajtuar njësoj në urimin e saj./revistawho.com