• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Renato Mekolli si të gjithë ne, merr bukë me vete edhe në plazhet e Greqisë

Si një shef kuzhine me përvojë të gjatë, Renato Mekolli ka treguar se është shumë i kujdesshëm ndaj ushqimit që konsumon. Madje ai nuk ngurron që herë pas here të këshillojë të gjithë ata që e ndjekin në rrjete sociale, për një ushqyerje dhe jetesë të shëndetshme. Pak ditë më parë Mekolli reagoi ashpër për sigurinë ushqimore në Shqipëri dhe sugjeroi konsumatorët që të paguajnë pak më shumë para në një restorant të mirë për të marrë një shërbim më cilësor. Së fundmi ai ka dhënë një tjetër këshillë për kujdesin ushqimor dhe ka treguar se kur shkon në plazh është njësoj si gjithë shqiptarët. Renato ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet duke konsumuar diçka të cilën e ka marrë me vete në një letër alumini. Ai ka zbuluar se njësoj si gjithë njerëzit e thjeshtë merr bukë me vete në plazh, madje edhe në ishujt e Greqisë. “Bëni kujdes ku hani të dashur miq kur shkoni në plazh, ose bukë me vete si shefi (nëse mundeni)”, ka shkruar Renato bashkangjitur fotos së tij.

Pavarësisht se sot shumë persona e shikojnë si ofendim këtë gjë, sidomos të rinjtë, shefi i kuzhinës sapo na tregoi se nuk ka asgjë të keqe të kujdesesh për shëndetin në çdo kohë. Kujtojmë se për pak muaj pritet që Renato Mekolli të rikthehet sërish në ekran me edicionin e dytë të “Hell’s Kitchen”. /revistawho.com